Deçanasi filmon dhunimin e një vajze në Gjakovë

Prokuroria e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit prej një muaji ndaj personit L.H., për veprën penale të dhunimit.

Sipas njoftimit nga ana e Prokurorisë, i dyshuari L.H., nga komuna e Deçanit, kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës H.M.

“Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Gjakovë, pasi që i dyshuari me të dëmtuarën janë larguar nga klubi i natës, e dëmtuara H.M., kishte kërkuar nga i dyshuari  L.H., që ta shoqërojë në shtëpinë e saj, ku pasi që janë nisur, i njëjti nuk e ndalon viktimën në vendin e kërkuar por e ndalon veturën në një rrugë dhe duke e kapur për fyti dhe kërcënuar, me dhunë dhe pa dëshirën e saj e kryen aktin seksual, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte  videon”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për këtë rast, prokurori ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.