Zbulimi i shtatores së Beg Rizajt, Kryeministri thotë që ndërhyu për ta qetësuar situatën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vëllau i Beg Rizajt nuk ishte drejtuar tek ai dhe se ai ndërhyu që ta qetësonte situatën.

“… disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllaut të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje. I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjërë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se ndërhyu për ta qetësuar situatën.

“Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë”.

https://kallxo.com/kryetari-i-decanit-flet-per-incidentin-ne-zbulimin-e-shtatores-se-beg-rizajt/