Xhafer Tahiri | Foto: Facebook

Xhafer Tahiri Shpenzon 112 Euro Për Një Javë

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që nga marrja e detyrës si kryetar komune ka filluar të publikojë shpenzimet e zyrës se tij për çdo javë.

Tahiri gjatë kësaj jave, nga 29 janari deri më sot, ka shpenzuar 112.40 euro.

Sipas njoftimit të komunës këto shpenzime janë bërë në kategorinë  mallra dhe shërbime.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri përmes njoftimit në faqen e komunës ka bërë të ditur se vazhdimisht do t’i bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.