Vrasja e 11 vjeçarit, sot protestohet në Fushë Kosovë

Në Fushë Kosovë, sot pritet të mbahet një protestë për vrasjen e 11 vjeçarit ditë më parë.

Një grup i aktivistëve të enjten kanë organizuar një aksion simbolik para stacionit policor në Fushë Kosovë lidhur më rastin e vrasjes së 11 vjeçarit nga Fushë Kosova.

Përfaqësuesi i këtij aksioni, Gazmend Qyqalla deklaroi se ky rast shfaq racizmin e rrënjosur të institucionet duke i bërë ato “bashkëfajtore në këto krime”.

“Ne aktivistë kundër racizmit përmes këtij aksioni simbolik duam të shpërfaqim neglizhimin institucional të Policisë dhe Gjyqësisë që la të vrarë 11 vjeçarin nga Fushë Kosova. Për gjashtë muaj kjo polici nuk ndërmori asgjë për ta mbrojtur atë nga përdhunimet e as nga vrasja”, tha ai.

https://kallxo.com/neser-proteste-ne-fushe-kosove-lidhur-me-vrasjen-e-11-vjecarit/