Foto: zeri.com

Votat e Komisionit për Demarkacionin u Numëruan Gabimisht

Zafir Berisha, deputet i Nismës për Kosovën nuk ka marrë pjesë fare në votim për Ligjin për Demarkacionin në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Bashkë me të nuk kanë votuar ‘pro’ as ‘kundër’ edhe deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje: Dukagjin Gorani, Fitore Pacolli, Visar Ymeri, Aida Dërguti

Ndërkohë, në votim përveç kryetares së komisionit, Vjosa Osmani kanë marrë pjesë edhe 5 deputet të tjerë: Doruntinë Maloku – Kastrati, Elmi Reçica, Evgjeni Thaçi – Dragusha, zëvendëskryetar i dytë Danush Ademi dhe Time Kadrijaj.

Edhe pse në pas votimit, kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani deklaroi se janë vetëm 5 vota dhe duhet të kërkohet interpretim ligjor nga zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës, në pamje shihet se në fakt ishin 6 vota për.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Osmani pas mbledhjes për gabimin në numrin e votave. Ajo e ka pranuar dhe ka paralajmëruar se në ora 12:00 do të mblidhet për të rikonfirmuar edhe njëherë votimin.