Vonesa në fillimin e seancës së parë të Kuvendit për 2019-ën

Ka kaluar gati një orë kur Kuvendi i Kosovës do të duhej të niste seancën e parë plenare për sesionin pranveror të këtij viti,.

Edhe pse seanca është thirrur për orën 10:00, aktualisht pak deputetë shihen në sallë.

Në rendin e ditës së sotme do të jetë edhe votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës.

Po ashtu në rend dite është edhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përveç seancës së sotme, deputetët në Kuvend do të mblidhen edhe nesër (e enjte).

Seanca e thirrur për këtë ditë përmban disa nga temat më të diskutueshme të këtyre ditëve, pasi do të shqyrtohen ligji për pagat, projektligji për buxhetin e vitit 2019 e të tjera.

https://kallxo.com/kuvendi-mban-seancen-e-pare-per-2019-en/