Zyrtarë të Policisë në një aksion - Foto: Policia e Shtetit (foto arkiv)

Vlorë, nipi dyshohet për vrasjen e gjyshit për t’ia marrë 1 milion lekë

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vlorë, ku nipi dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij.

Ngjarja fillimisht u raportua nga vetë nipi si një grabitje me dhunë, por nga verifikimet rezultoi se i moshuari me iniciale V.K, 69 vjeç, që dyshohet se u vra nga nipi.

Mësohet se ka qenë vetë nipi i cili i ka vjedhur 1 milion lekë gjyshit të tij, raporton oranews.

Raportohet se pasi e ka qëlluar me armë zjarri në kokë, nipi e ka çuar në spital gjyshin, duke deklaruar se e kanë grabitur.

69-vjeçari jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja” në Vlorë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

28 Shkurt 2019 - 09:08

REL 28/02/2019 - 09:08
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend