VIDEO: Turisti i huaj u mban leksion shqiptarëve, ua heq mbeturinat

Një turist i huaj u ka përcjell një mesazh qytetarëve shqiptarë.

Sipas pamjeve të publikuara nga Top-Channel, turisti i huaj është parë duke mbledhur mbeturinat në parkun kombëtar të Lurës.

“Ndodhem në njërin prej parqeve më të vizituara e më të paprekura ku mund të kem qenë ndonjëherë”, thotë turisti në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Por, ndërsa flet për natyrën e rrallë të parkut, turisti tregon sesi ka gjetur aty edhe mbeturina, përfshirë ato plastike.

“Kjo është çmenduri, shikoni këtu. Le ta pastrojmë këtë vend”, shprehet i huaji që vesh dorezat e nis të pastrojë zonën ku ndodhet. Në fund, mbush një qese plot, raporton TCH.

Videoja është praktikisht një mesazh sensibilizimi për atë që mbetet një fenomen shqetësues në Shqipëri – bërllokun.

,