Kompania 'Pastërtia' në Prishtinë nuk arrin të mbledh mbeturinat, shkaku një problemi me kamion

 

Disa banorë të lagjes “Qëndresa”, në Prishtinë kanë treguar për KALLXO.com që ka disa ditë që nuk është bërë grumbullimi i mbeturinave në këtë zonë.

Arbnore Ademi, zëdhënëse e Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi”, ka thënë se largimi i mbeturinave bëhet ditën e premte, por ka theksuar një problem se pse nuk është kryer në kohë.

“Ju njoftojmë që shërbimi i largimit të mbeturinave në lagjen “Qëndresa” kryhet ditën e premte, mirëpo për shkak të defektit në kamion s’ka mundur të kryhet” – tha Ademi.

Ajo ka thënë se do të bëhet mbledhja e mbeturinave.

“Ekipet e Kompanisë “Pastrimi”, do të bëjnë largimin e këtyre mbeturinave para orarit që është e parashikuar për kryerje të shërbimit”-ka shtuar ajo.