Vetëvendosje fajëson hajninë e PDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për varfërinë

Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar me tubime me qytetarë nëpër shumë vende të Kosovës, kundër koalicionit qeverisës të PAN-it.

Sot kjo parti ka zgjedhur komunën e Malishevës për të treguar planin e tyre për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“PAN qeveria me Kryeministër Ramush Haradinajn thanë se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë, ndërkohë që ndër vendimet e para të këtij Kryeministri ishte rritja e pagës së tij prej 100%. Në anën tjetër ai ja fali 53 milionë euro Bechtel-Enkas dhe 84 milionë Aeroportit”, thuhet faqen e kësaj Lëvizjeje.

Sipas tyre edhe Komuna e Malishevës ka mbetur në varfëri të madhe për shkak të vjedhjeve të koalicionit qeverisës.

“Sa më shumë vjedhin PDK AAK dhe Nisma, aq më të varfër qytetarët e Malishevës dhe krejt komunave. Në kohën kur brenda ditës qindra qytetarë largohen nga Kosova PANqeveria në vend së të investojë në projekte që rrisin zhvillimin dhe mirëqenien vazhdon me projektin e kamotshme të qeverive: asfaltin. 500 milionë euro duhet të shërbejnë për hapjen e vendeve të punës, jo për përqindjen e përfitimit në tenderët me asfalt”, thuhet tutje në postim.

Sipas tyre Kosovës i duhet një qeverisje që buxhetin e orienton kah e mira e përgjithshme dhe shtimi i vendeve të punës që shoqëruar me luftën ndaj krimit e korrupsionit do të kthejnë shpresën dhe dëshirën për të jetuar në këtë vend.

Ka tash e ca ditë që Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur tubime me qytetarë të Komunave të Kosovës, për ti informuar për protestat e paralajmëruara për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

 

15 Prill 2019 - 22:36

Arta Sopi 15/04/2019 - 22:36
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend