Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli e hap seancën me humor, LDK bojkoton sërish

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka hapur seancën duke ia dhënë fjalën Bilall Sherifit. Ai e ka prezantuar me humor edhe pozitën e Sherifit.

“Bilall Sherifi shefi i Grupit Parlamentar të Nismës me përvojë”, tha Veseli, duke qeshur dhe duke thënë se i duhet me hap debatin.

Por edhe Sherifi, e morri fjalën duke i thënë faleminderit kryetar fillestar.

“Faleminderit kryetar fillestar”, tha Sherifi.

Ai kishte propozuar që ligjet që kanë të bëjnë me marrëveshje ndërkombëtare ti hedhin në votim dhe pas votimit të tyre të vazhdojnë me pikat e tjera të rendit të ditës. Ai ka lutur edhe opozitën të merr pjesë në votim.

E Veseli kërkoi të dijë nga Sherifi nëse ka sinjal se do ti votojnë.

“A ke marr sinjale si herën e kaluar apo veç po me fut kështu”, tha Veseli.

Sherifi, siguroi se do të marrin pjesë në votim.

Pas këtyre deklaratave, Armend Zemaj tha se e përkrahin Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, por nuk i përkrahin me ndonjë sinjal apo prapaskenë tjetër.

“Ne LDK nuk funksionojmë me sinjale. Çka juve ju takon si kryesues është t`i siguroni 61 deputet që ju dhe kolegët e juaj të pushtetit nuk po mund ta bëni. Ne e përkrahim në parim por nuk e përkrahim me ndonjë sinjal apo prapaskenë tjetër”, tha Zemaj.

E Veseli tha se i ju beson deklaratave të LDK-së.

“Ju besoj shumë deklarimit të juaj se kështu ja keni bo edhe kryetarit të juaj tash pas dy vjetëve keni votu demarkacionin. E keni rrëzuar prej qeverisë.”, përfundoi Veseli.

Avdullah Hoti tha se, do ta vazhdojmë dhe do ta thellojmë bojkotin e këtij kuvendi deri sa vendi të shkoj në zgjedhje.

“Deri sa ju ta merrni vesh se ju nuk mund të shkoni përpara me këtë formë të qeverisjes”, tha Hoti.

Veseli, ftoi sërish Mbledhje të Kryesisë dhe pauzë 15 minutëshe deri sa të marrin vendim.