Prapa grilave - Ilustrim

Vendimi i Apelit - Polici e mësuesi nga Drenasi mbesin në paraburgim

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të pandehurit V.V dhe Sh.Xh.

I pandehuri V.V. dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë”.

Me refuzimin e ankesave të avokatëve mbojtës, gjykata ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 7 shkurt dhe 9 shkurt.

Ndërsa i pandehuri Sh.Xh. po dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe veprën penale “Nxitje e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë”.

Gjykata e Aplit ka njoftuar se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre, konform dipspozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Polici V.V., dhe mësuesi Sh.Xh, janë të dyshuar për dhunim dhe keqpërdorim sekusal të nxënëses 16 vjeçare nga Drenasi.

 

https://kallxo.com/leshohet-urdherarrest-per-profesorin-ne-lidhje-me-keqperdorimin-seksual-te-se-mitures-ne-drenas/

 

https://kallxo.com/rreshteri-policor-ne-drenas-arrestohet-si-i-dyshuar-per-dhunim/

 

.