VIDEO- KFOR shpërfaq ndotësit e rrezikshëm të mjedisit në Kosovë

Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kosovës, KFOR ka përgatitur një video-incizim, në të cilin shpërfaqen ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në Kosovë.

Video jep pamje nga ajri të liqenit të kaltër të formuar nga mbetjet e rrezikshme të KEK-ut, të cilat zbrazen në lumin Sitnica.

Po ashtu, në këtë video shihet edhe deponia e Mirashit, ku hidhen mbeturinat e rajonit të Prishtinës.

Lëngu i mbeturinave ka rrezik të madh të kontaminojë ujërat nëntokësore, me impakt afatgjatë.

Sipas pamjeve të marra nga ajri, një prej ndotësve kryesor të ambientit të Kosovës është edhe miniera e hapur e qymyrit në Obiliq, e cila siguron qymyrin për termocentralet Kosova A dhe Kosova B.

Gjithashtu, aty janë shfaqur pamje nga rrjedhja në lumin Ibër nga vendpunishtet e kombinatit “Trepça”, të cilat kontaminojnë tokat bujqësore dhe ujin.

Sërish lumi Ibër. Sipas pamjeve, shihet ndotja e lumit Ibër me qese e Në këtë video zënë vend edhe shpyllëzimi në Zubin Potok, rrjedhjet e kemikateve në lumë dhe tokë në Leposaviç, deponia ilegale e bërllokut në Istog, etj.

Video përfundon me mesazhin: Ne të gjithë e duam Kosovën, mbajeni të pastër.

Rreziku që paraqet deponia e bërllokut e Mirashit është trajtuar edhe në Emisionin Jeta në Kosovë.

http://kallxo.com/qeveria-mbyll-syte-ndaj-rrezikut-per-katastrofe-ambientale-ne-mirash/

Ekspertja e organizatës gjermane GIZ tha se në këtë deponi ka parë edhe medikamente për shizofreni.

Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kosovës, që ka nisur më 30 maj e vazhdon deri më 5 qershor, po mbahen diskutime, intervista e tryeza të rrumbullakëta, në të cilat, ekspertë, zyrtarë, aktivistë e OJQ po e trajtojnë çështjen e ndotjes së ajrit, menaxhimin e ujërave, mbeturinave, ndryshimet klimatike, tranzicionin e energjisë dhe shumë çështje të tjera që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Kosovës.