Sulmohet Mahmut Halimi

KALLXO.com ka marrë vesh që gjatë ditës së sotme në ambientet e prokurorisë është sulmuar fizikisht avokati Mahmut Halimi.

Avokati Halimi në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se rasti ka ndodhur në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë në zyrën e prokurorit Njazi Rexha, me ç ‘rast gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Sabit Lushtaku, i njëjti e ka sulmuar atë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe prokurori Njazi Rexha. “Po është e vërtetë që kjo ka ndodhur”, ka thënë shkurt Rexha