Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Shtetasja e Serbisë arrestohet në Fushë Kosovë për mashtrim të dy personave

Një grua, shtetase e Serbisë, është arrestuar para dy ditëve në rrugën “Dardania”, në Fushë Kosovë, nën dyshimet se ka mashtruar dy persona.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarës është bërë rreth orës 22:00, pasi që e njëjta kishte arritur që të mashtroj dy persona, një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjerë rreth mashtrimit, por ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.