Edi Rama pas seancës solemne | Foto: KALLXO.com
Rama: Nder të Jem Këtu në Ditën më të Rëndësishme
I pranishëm në seancën solemne për 9 vjetorin e pavarësisë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e konsideroi nder që të jetë këtu në ditën më të rëndësishme të Kosovës.
Për këtë ditë Rama i uroi të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, gjatë një deklarate për gazetarë pas përfundimit të seancës solemne.
“Uroj të gjithë përfaqësuesit e të gjithë forcave politike të përfaqësuara në këtë Kuvend. Dita-ditës Kosova provon se është shembull rrezatues i bashkëjetesës së të ndryshmëve,” tha Rama.
Ai uroi që edhe Ramush Haradinaj të kthehet në Kosovë
“Uroj kthimin sa më parë të Ramush Haradinajt, pa praninë e tij kjo ditë ka mungesë,” tha Rama.
Në seancën solemne folën Presidenti Thaçi, Kryeministri Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.