Qeveria Gjigande e Haradinajt në Fotografi

Rreth 80 Zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës u mblodhën sot për ti raportuar Kryeministrit Haradinaj.

Takimi u mbajt në një nga sallat më të mëdha të Qeverisë së Kosovës prapa dyerve të mbyllura për media.

Haradinaj kërkoi nga ‘armata’ e Zëvendësministrave të tij që të vërtetojnë përgjegjësinë dhe punën që kanë bërë.

KALLXO.com ka kapur në fotografi pamje të takimit me numrin e madh të Zëvendësministrave për të cilët edhe vetë Haradinaj në disa raste ka deklaruar që nuk i njeh

.