Policia Arreston Disa Protestues

Protesta që ishte e qetë deri në përfundim të fjalimeve të liderëve opozitarë, eskaloi pasi disa nga të pranishmit në këtë aktivitet nuk u shpërndanë, ndërsa filluan të gjuajnë me koktej molotovi ndërtesën e qeverisë.

Pastaj policia ndërhyri së pari me lotsjellës, për t’u nisur pak më vonë edhe fizikisht dhe me autoblinda drejt atyre që gjuanin me gurë.

Sipas gazetares së KALLXO.com, policia ka arrestuar disa protestues.