Lutfi Haziri - Foto: KALLXO.com

Haziri: Ramush, shumë shpejt ka me t'lanë n'lloç shefi i PAN-it

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherazi nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në mes të drejtuesve të institucioneve të shtetit.

Në një koment të publikuar në profilin e tij në Facebook, Haziri i drejtohet kryeministrit Ramush Haradinaj, duke i thënë se e ka paralajmëruar se me ata që rrënojnë ura nuk mund të ketë sukses bashkëpunimi.

Sipas Lutfi Hazirit, shefi i koalicionit PAN shumë shpejt do ta lërë Haradinajn në lloç, “dhe atë natën, qysh din veç ai”.

Reagimi i kryetarit të Gjilanit vjen pas përplasjeve publike në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli në një anë, dhe Haradinajt në anën tjetër.

Këto përplasje mes tre drejtuesve të institucioneve kryesore shtetërore vijnë pas mosmarrëveshjeve lidhur me heqjen ose jo të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

https://kallxo.com/kadri-veseli-kerkon-heqjen-e-takses-per-120-dite/

Ky është postimi i Lutfi Hazirit:

“Kryeminister, t’kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi. Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai. Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë. Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme… Shefi i PAN’it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!”.