Foto nga media serbe Kurir.rs

Deputetja britanike pas kidnapimit të policëve: Ky është një përshkallëzim shumë serioz

Kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns ka reaguar ka reaguar pas kindapimit rrëmbimit të tre policisë të Kosovës nga forcat serbe.

Ajo ka thënë se ky është një përshkallëzim shumë serioz.

Sipas saj, kjo kërkon sanksion nga fuqitë perëndimore.

“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz. Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”- ka thënë ajo.

Policia e Kosovës njoftoi se të mërkurën në mesditë tre zyrtarë policorë kufitarë u kidnapuan nga forcat serbe në veri.

Që nga mesdita e 26 majit serbët lokalë të komunave veriore të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit janë grumbulluar dhe kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e katër kryetarëve të rinj në objektet komunale.

SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Pas tensioneve në veri, SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23.

Sot BE-ja ka vendosur “masa kufizuese” ndaj Kosovës por që nuk i ka quajtur sanksione.

Policia: Kidnapohen tre policë nga forcat serbe