Njësitë e Policisë së Kosovës afër fshatit Banjskë në Zveçan, 25 shtator 2023 Foto: EPA-EFE/Djorde Savic Foto: EPA-EFE/Djorde Savic

Njësitë e Policisë së Kosovës afër fshatit Banjskë në Zveçan, 25 shtator 2023 Foto: EPA-EFE/Djorde Savic Foto: EPA-EFE/Djorde Savic

Kearns: Më është theksuar nga homologët europianë që Policia e Kosovës ka standard të lartë

Që Policia e Kosovës është e një standardi të lartë profesional, deputetja britanike Alicia Kearns thotë se i është thënë vazhdimisht nga homologët dhe bashkëbiseduesit evropian.

Nivelin e lartë të Policisë së Kosovës, Kearns e përmend teksa flet për hetimet e sulmit të 24 shtatorit të Banjskë.

Teksa foli për KALLXO.com në lidhje me hetimin ndërkombëtare për sulmin në Banjskë, Kearns tha që çdo hetim nga Policia e Kosovës duhet plotësisht të respektohet dhe në asnjë bisedë me asnjë shtet nuk ka hasur në ndonjë kritikë ndaj Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës kishte gjetur arsenal të madh armatimi në zonën që ndodhi sulmi. Armë të rënda luftarake, përfshirë edhe autoblinda e vetura tjera të blinduara, u gjetën nga policia në Manastirin e Banjskës e në objektet afër saj.

Asaj i vjen shumë mirë që INTERPOL ka lëshuar fletëarrestin ndaj Milan Radojçiq, si prijësi i në sulmit të Banjskës. Për këtë fletëarrest Kearns thotë që tregon se ata e njohin faktin që Radojçiç e ka pranuar fajin për sulmin e tij.

“Problemi më i madh është që natyrisht se Serbia nuk do e dorëzojë atë dhe prandaj duhet që nën presion të BE-së Serbia ta kuptojë që duhet ta dorëzojë atë te autoritetet kosovare ashtu që ai të përballet me drejtësinë dhe që ta shohim atë në gjykatë dhe që familjes, anëtari i së cilës është vrarë nga ai dhe terroristët tjerë t’i shërbehet drejtësia që e meritojnë sepse ekziston një familje që është në zi, është një familje që ende nuk i di përgjigjet, dhe është një familje që meriton drejtësi” – tha Kearns.

Millan Radoiçiq, i cili doli publikisht dhe pranoi se i priu grupit që organizoi sulmin terrorist në Banjskë tashmë ka zënë vend në listën e personave të cilët kërkohen nga INTERPOL-i. Ai dyshohet për vepra të ndryshme penale e që ndërlidhen edhe me terrorizëm. Fletarresti bazohet edhe në dy vendime të Gjykatës Themelore të Prishtinës në lidhje me të njëjtin person.

Gjithashtu në fletarrest përmendet edhe vendimi për Radoiçiqin si person i kërkuar nga Kosova më 6 tetor. Radoiçiq sipas vendimeve të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dyshohet për kryerje të veprave penale terroriste, konkretisht, vepra të rënda kundër rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, kryerje të veprave terroriste si dhe pastrim parash.

Për cilat vepra penale kërkohet nga INTERPOL-i Millan Radoiçiq