Ilustrim
Arrestohet një person për sulm fizik ndaj një gruaje në Drenas
22.5.2024 - 11:05
Policia ka arrestuar një person në cilësinë e të dyshuarit për “shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje” ndaj një gruaje në Drenas.
Sipas Policisë, i dyshuari më 21.05.2024, pasi ishte fjalosur dyshohet se edhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën.
“E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’ rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”- thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari, sipas Policisë, është dërguar në mbajtje.