Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Deputeti i Koalicionit VLEN, Afrim Gashi, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Gashi e mori këtë pozitë me 76 vota për, gjashtë kundër dhe asnjë abstenim.

Në fjalimin e tij të parë si kryetar Kuvendit, ai i falënderoi deputetët që e votuan dhe u zotua se do të respektoj ligjin dhe kushtetutën e vendit.

“Sot po e pranoj përgjegjësinë e drejtimit të këtij Kuvendi. Si kryetar i Kuvendit, përkatësia e vetme e imja do të jetë garancia që asnjë deputet të ndjehet i papërfaqësuar apo diskriminuar. Do të jem deputet i pushtetit dhe opozitës pasi dua që juve të ju garantohet e drejta e fjalës dhe qëndrimit personal” – tha Gashi.

Në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj, VMRO DPMNE-ja ka fituar 58 mandate, Fronti Evropian që drejtohet nga BDI-ja 19, koalicioni VLEN 18 mandate, dhe nga gjashtë mandate partia E Majta dhe Lëvizja ZNAM.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar VMRO DPMNE-në, LSDM-në dhe koalicionin VLEN për “rivotim të kurdisur” me qëllim të, siç ka thënë, marrjes së dy mandateve në këto dy njësi zgjedhore.

Pas mbledhjes së Kuvendit, kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski, pritet që në afat prej 10 ditësh të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re nga presidentja e shtetit, Gordana Silanovska-Davkova.