Basketbollisti Gazmend Sinani varroset sot

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në Basketboll, Gazmend Sinani, i cili vdiq pas një aksidenti tragjik në Gjakovë do të varroset sot nga ora 18:00 në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e basketbollistit tashmë të ndjerë.

“Me dhimbje te thelle e morrem lajmin per humbjen e me te dashurit tone, Gazmend Sinani. Ju njoftojme se varrimi do te behet sot me date 23.06.2018 ne ora 18:00 ne varrezat e reja ne Dragodan. Te pikelluar Familja Sinani”, njofton familja Sinani, raporton TV21.

Të pikëlluar me lajmin e vdekjes së basketbollistit Sinani janë shprehur edhe nga klubi baskebollistik ”Prishtina”.

”PUSHO I QETË, KAMPION! Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se -ish lojtari i akademisë tonë i cili dha kontribut të papërshkrueshëm në fitore të shumta të titujve të kampionit, Gazmend Sinani, tragjikisht ndërroi jetë mbrëmë në Gjakovë. KB Prishtina ngushëllon familjen Sinani dhe të gjithë shoqërinë dhe basketbolldashësit”, bën të ditur klubi.

Ndryshe KALLXO.com raportoi se lidhur me aksidentin ku humbi jetën Basketbollisti gazmend Sinani është arrestuar dhe liruar më pas me vendim të prokurorit, një person me inicialet A.M. i lindur me 1992.

https://kallxo.com/nje-person-i-arrestuar-dhe-liruar-me-pas-lidhur-me-aksidentin-ku-vdiq-basketbollisti-gazmend-sinani/

https://kallxo.com/vijne-reagimet-per-vdekjen-e-basketbollistit-27-vjecar-gazmend-sinani/

https://kallxo.com/basketbollisti-gazmend-sinani-vdes-ne-nje-aksident/

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-aksidentin-ku-vdiq-basketbollisti-27-vjecar-gazmend-sinani/