Aksident me fatalitet në Gjakovë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë, më 17.03.2024, në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se për rastin janë informuar në 23:00h dhe se me të marr informatën Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete udhëtarësh.

Ai tha se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi shtoi se më vonë janë njoftuar se njëri prej të lënduarve ka vdekur.

Elezaj tha se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.