Anulohet Konkursi për Hetues në IPK

Inspektorati Policor i Kosovës  ka anuluar konkursin e  24 korrikut me të cilin synohej të rekrutoheshin katër hetues të cilët do e hetonin Policinë e Kosovës.

Në korrik të 2017 IPK kishte hapur konkursin  për 6 pozita të shërbyesve civil dhe konkursin për plotësimin e vendeve të lira të punës për 17 inspektor/hetues.

IPK në vendimit të publikuar në ëeb faqen nuk jep shumë detaje mirëpo tregon se me vendimin e kryeshefit Hilmi Mehmeti është anuluar konkursi.

http://ipk.rks-gov.net/ëp-content/uploads/2014/12/NJOFTIM-PER-ANULIM.pdf

Më 6 nëntor të po këtij viti Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, kishte marrë vendim që të mos nënshkruhen kontratat për kandidatët që janë përzgjedhur në konkursin e shpallur më 24 korrik 2017 “Inspektor/Hetues”.

Po atë ditë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, nëpërmjet një komunikate kishte dhënë edhe arsyet e pezullimit të këtij konkursi.

“Ky vendim është marrë pas ankesave të shumta që kanë bërë kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në këtë konkurs. Ministri Sefaj ka kërkuar nga auditorët e brendshëm të MPB-së dhe i Inspektoratit Policor të Kosovës për të vlerësuar të gjithë procesin”. Thuhej në komunikatën e MBP-së.

KALLXO.com raportoi në nëntor për vendimin e Ministrit Sefaj për anulimin e konkursit .

http://kallxo.com/ministri-pezullon-nje-konkurs-te-inspektoratit-policor/