Pamje: Aksioni i ATK-së zbulohen punëtor pa kontrata

Disa javë më parë në  KALLXO.com janë pranuar informacione për një biznes në rajonin e Podujevës i cili mban punëtorë pa kontrata pune.

 

 

Në raportim thuhej se biznesi që punon si autoservis kishte disa punëtorë pa kontrata pune.

Pas marrjes së informacionit, dy inspektorë të ATK-së nisen në drejtim të biznesit për ta verifikuar informacionin

Në biznes inspektorët zbulojnë parregullsitë e para, dy punëtorë konstatohen se janë duke punuar pa kontrata pune. Sipas ligjit bizneset janë të obliguara që ti regjistrojnë punëtoret dhe ti paguajnë të gjitha kontributet edhe ato pensionale edhe tatimet ndaj shtetet.

Mospajisja e punëtoreve me kontrata pune dhe mos deklarimi i tyre janë shkelje e ligjit dhe janë të dënueshme sipas dispozitave të ligjit mbi Administratën Tatimore të Kosovës.

Pjesë e kontrolleve tatimore janë edhe verifikimet e tjera të cilat synojnë të zbulojnë nëse biznesi i ka në rregull librat e shitjes dhe paguan me rregull tatimet.

Të dhëna të raportuara në KALLXO.com denonconin një biznes në rajonin e Podujevës ku punonjësit ishin duke punuar pa kontrata.

Pas verifikimeve informacionet dolën të jenë të sakta ndërsa biznesi do ndëshkohet nga ATK për parregullsitë e konstatuara.

Situata e Pandemisë dhe premtimet për ndihmë financiare nga Qeveria kishin bërë që raportimet e qytetarëve për punëtor pa kontrata të rriteshin në numër.

Përgjatë këtyre katër muajve pandemi platforma KALLXO.com, kishte pranuar dhe trajtuar mbi 100 raportime se në kompani të ndryshme punëtoret po punonin pa kontrata.

Informacionet ishin bartur në Administratën Tatimore të Kosovës dhe pas verifikimeve ishin konstatuar se një numër i madh I tyre nuk ishin të regjistruar.

Deri me tani nga raportimet e qytetarëve në KALLXO.com, ATK ka shqiptuar mbi 110 mijë euro gjoba për bizneset vetëm gjatë vitit 2020.