Tema e hidrocentraleve, sfidë për Ministrinë e Mjedisit

Rreziku për degradim të resurseve ujore përballë nevojës për zhvillim ekonomik ka vënë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në ‘mes të dy zjarreve’.

Në debatin e transmetuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, përfaqësuesi i MMPH-së, Gani Berisha diskutoi mbi pyetjen se a ka Kosova ujë të mjaftueshëm për hidrocentrale.

“Nëse themi ka ose nuk ka, do të përballemi me argumente për të dyjat. Në këtë mes kjo temë përbashkon sektorë të ndryshëm. Republika e Kosovës është drejtuar drejt një zhvillimi të qëndrueshëm duke e respektuar një set direktivash të BE-së me emrin Aquis Communitare. Parashihet energjia e ripërtritshme dhe mbrojtja e resursevenatyrore, në këtë rast të ujit”, tha Berisha.

Ai megjithatë tregoi për vendimin e marrë nga ministria për pezullimin e disa lejeve biznesore në rrezikun për degradim ambiental.

“MMPH është përballë me këtë temë si një ndër sfidat më të mëdha. Duke u përballur me ankesat e qytetarëve me këtë studim të shoqatave të ndryshme ne kemi marrë një lloj rreziku që përkundër se këto biznese kanë marrë një leje preeliminare, për shkak të rrezikut të degradimit të resurseve, njëherë janë pezulluar përkohësisht që MMPH e lë në një pozitë të palakmueshme”, tha ai.

Berisha tregoi se i vetmi studim i bërë në vitet e fundit mbi kapacitetet ujore, është bërë në vitin 2009 nga Ministria e Zhvillimit ekonomik që “e ka bërë një studim të parafizibilitetit për kapacitetet hidrike  dhe deri sot nuk është kotestu dhe aty thotë që ka kapacietete të mjaftueshme.

Çështja e ndërtimit të hidrocentraleve u debatua në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, të moderuar nga Jeta Xharra.

Pjesëmarrës në debat ishin: Besfor Kosova nga KOSID, Gani Berisha nga Ministria e Ambientit, Ellen Frank – Organizata Era Group, Adriatik Gacaferi  nga aktivist nga Decani, Bledor Tolaj, banor, Bekim Shyti nga Shoqata per energji te riperteritshme, Baton Begolli nga Këshilli ndër-ministror për ujë e të tjerë…

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

13 Shtator 2018 - 21:05

Doruntina Baliu 13/09/2018 - 21:05
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend