Samsung prezanton modelin e ri 'Galaxy S23 FE'

Samsung, kompania koreano-jugore më në fund e ka prezantuar zyrtarisht modelin ‘Galaxy FE’ si dhe dy modele tabletash dhe një kufje të së njëjtës seri.

Pajisjet në këtë seri, që do të thotë Fan Edition, janë krijuar për t’u ofruar përdoruesve versione më të përballueshme të pajisjeve të njohura, duke ruajtur disa opsione premium harduerësh dhe softuerësh. Kjo është pikërisht arsyeja pse ato konsiderohen pajisjet më të mira të blerjes, sepse ato ofrojnë vlerën më të madhe për paratë e investuara.

Telefoni inteligjent Galaxy S23 FE vjen me një ekran AMOLED 6,4 inç, rezolucion FHD+ dhe shpejtësi rifreskimi 120 Hz. Mundësohet nga një çip pak më i vjetër, por ende i fuqishëm Snapdragon 8 Gen 1, ka 8 GB RAM dhe 128 ose 256 GB hapësirë ​​ruajtëse të të dhënave. Ka 3 kamera në anën e pasme – një sensor kryesor 50 MP, një kamera ultra e gjerë 12 MP dhe një kamerë telefoto 12 MP, ndërsa në pjesën e përparme ka një kamerë selfie 10 MP.

Kapaciteti i baterisë është 4500 mAh, dhe telefoni e mbështet karikimin e baterisë me valë, si dhe karikimin 25 W me anë të kabllit, falë të cilit bateria mund të karikohet deri në 50 për qind në gjysmë ore. Sistemi operativ me të cilin funksionon është Android 13 dhe duhet vënë theksin tek certifikata IP68 për mbrojtje nga uji dhe pluhuri. Ai duhet të dalë në treg në fund të këtij muaji me një çmim fillestar prej 599 dollarë.

Sa i përket tabletave, modeli Galaxy Tab S9 FE vjen me një ekran 10.9 inç dhe është i disponueshëm në versionet 6/128 dhe 8/256 GB, ka një kamerë të përparme 12MP dhe një kamerë të pasme 8MP dhe një bateri 8000 mAh. Modeli Galaxy Tab S9 FE+ ka një ekran më të madh me diagonale 12.4 inç dhe harduer pak më të mirë (8/128 GB dhe 12/256 GB), dhe përveç kamerës së përparme 12 MP, ka dy kamera 8MP në anën e pasme. Kapaciteti i baterisë është 10,090 mAh.

Të dyja pajisjet mundësohen nga chipset Exynos 1380 dhe do të vijnë me një majë shkruese Samsung S Pen. Çmimi fillestar i tabletit më të vogël është 450 dollarë.

Dizajni i kufjeve Galaxy Buds FE të kujton modelin Galaxy Buds Plus dhe ato mund të përballojnë gjashtë orë funksionim me opsionin e kontrollit aktiv të zhurmës. Çmimi i tyre është 99 dollarë./Neowin