Risitë nga Facebook Messenger: Enkriptim nga fundi në fund, opsion redaktimi, mesazhe që zhduken
Kompania Meta ka paralajmëruar një sërë funksionesh të reja për aplikacionin Facebook Messenger dhe në rast se nuk i keni parë, është rezultat i një shpërndarjeje graduale që do të zgjasë disa ditë.
Ndoshta ndryshimi më i dukshëm është enkriptimi nga fundi në fund si parazgjedhje. Tani e tutje, të gjitha mesazhet private të përdoruesit do të jenë të koduara dhe vetëm përdoruesi dhe personi të cilit i dërgohen mund t’i lexojnë ato. Ky është një hap vërtet i madh përpara pasi shumica e aplikacioneve të ngjashme, jo vetëm ato të përqendruara në privatësi, ofrojnë enkriptim nga fundi në fund.
Përveç enkriptimit, risi është edhe mundësia e redaktimit të mesazheve, e cila është pritur prej kohësh. Gjithashtu, përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe “të zhdukura”, por ta fshehin raportin e marrjes së mesazhit në mënyrë që dërguesi të mos e dijë nëse mesazhi është marrë.
Meta ka bërë përmirësime edhe në mesazhet zanore. Për shembull, tani përdoruesi mund të dëgjojë një mesazh të përshpejtuar 1,5 ose 2 herë dhe të vazhdojë të dëgjojë aty ku e ka lënë.
Në rastin e redaktimit të mesazheve, ka një “kurth”, sepse ato mund të modifikohen vetëm brenda një periudhe prej 15 minutash pas dërgimit.
Cilësia e fotove dhe klipeve të ngarkuara është përmirësuar dhe Meta tani po i teston fotot dhe klipet HD me një grup të vogël përdoruesish përpara se t’i shpërndajë këto ndryshime për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.
Përgatiti: Nuhi Shala