Nëse e përdorni Google Chrome, duhet ta përditësoni menjëherë në versionin më të fundit

Google u ka kërkuar të gjithë përdoruesve të saj të cilët e përdorin shfletuesin e tyre të internetit Chrome që ta përditësojnë menjëherë aplikacionin në pajisjet e tyre. Me fjalë tjera, është zbuluar një e metë e sigurisë që mund t’i kërcënojë seriozisht sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve, si në ëindoës ashtu edhe në Android.

Edhe pse Google nuk dëshironte të specifikonte se cilat ishin të metat, ata njoftuan se janë të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre dhe do t’i publikojnë detajet pasi përdoruesit ta kenë mundësinë t’i përditësojnë sistemet e tyre dhe të mbrohen.

Dihet se njëra nga dobësitë ka të bëjë me përpunimin e JavaScript, dhe tjetra me shfrytëzimin e memories së pajisjes. Gjithashtu, dobësia u zbulua në një projekt me burim të hapur që përdor Chrome për komunikim në kohë reale midis shfletuesit të internetit dhe pajisjes.

Përdoruesit e Android mund ta kontrollojnë nëse e kanë versionin më të fundit duke vizituar dyqanin e Google Play në pajisjen e tyre dhe duke kontrolluar për përditësime të disponueshme.

Përdoruesit e ëindoës duhet ta aktivizojnë Chrome, të zgjedhin menynë rënëse të fshehur pas tri pikave në këndin e sipërm djathtas dhe të klikojnë tek Cilësimet, Ndihma dhe më pas te Rreth Google Chrome. Në një dritare kërcyese, do të shfaqet informacioni nëse Google Chrome është përditësuar në versionin më të fundit ose nëse përditësimi do të fillojë automatikisht. Pas përditësimit, është e nevojshme ta aktivizoni Chrome të riniset në mënyrë që të zbatohet përditësimi./Dnevnik.hr

Përktheu: Nuhi Shala