Google: Chrome i ri është më i shpejtë se Safari

Ekipi që e ka zhvilluar Chrome njoftoi se versioni i fundit funksionon shumë më shpejt se një vit e gjysmë më parë – deri në 43 përqind.

Google ka njoftuar se Chrome-i i tyre i fundit, versioni M99, po arrin rezultate rekord në Speedometër të Apple dhe tani është shumë më i shpejtë në Mac – madje edhe se Safari. Postimi i blogut Chromium shpjegon një sërë ndryshimesh që kanë bërë të mundur rritjen e shpejtësisë.

Sipas Google, Chrome është tani shfletuesi më i shpejtë në M1 Mac, duke e kaluar Safarin me rreth 7 për qind. Thuhet se Chrome M99 arrin gjithashtu një rekord prej 300 në Speedometër standard të Apple, i cili simulon përdorimin e një aplikacioni në internet me ndihmën e teknologjive të ndryshme dhe kontrollon shpejtësinë e përvojës.

Në rastet më të dobëta, ky ndryshim është edhe më i madh.

Google thekson se ka nisur testet në një MacBook Pro 14 inç me dhjetë bërthama dhe 64 GB RAM. Testi në MacBook Pro 13 inç me 16 GB RAM dha rezultate edhe më të mira, por aspak 300 siç shkruante Google, transmeton Verge.

Performanca është një faktor shumë i rëndësishëm në surfimin e përditshëm. Chrome, është më i njohur për konsumin e burimeve sesa shpejtësinë e tij të ulët./The Verge