Instagram po përgatit ndryshime të reja për të konkurruar më mirë me TikTok

Instagram tani po teston një tjetër ndryshim që mund t’i kënaqë përdoruesit e rrjetit të tyre social dhe ata po e prezantojnë atë për shkak të – TikTok. Falë rrjetit social kinez, Instagram prezantoi Reels, ku përdoruesit tani mund të postojnë video tri minutëshe. Në të ardhmen, kjo kohëzgjatje me video mund të jetë dukshëm më e gjatë – deri në dhjetë minuta.

Kjo është pikërisht sa mund të zgjasë një video në TikTok dhe është e sigurt që kjo mundësi do t’i kënaqë të gjithë përdoruesit e Instagramit që postojnë shpesh video përmes Reels. Me mundësinë e kohëzgjatjes më të madhe të videos, Instagram po hyn dalëngadalë në territorin e dominuar nga YouTube.

Duhet theksuar se Instagrami, siç kanë komentuar për Engadget, është duke e testuar këtë opsion brenda vetë kompanisë dhe ende nuk është i disponueshëm për testim nga përdoruesit e tjerë. Duke marrë parasysh që TikTok është jashtëzakonisht i popullarizuar dhe se është një konkurrent i madh i Instagramit, nuk është e vështirë të supozohet se Instagram së shpejti mund ta zgjerojë këtë testim të brendshëm tek vetë përdoruesit.

Ndryshe nga TikTok dhe Instagram, të cilët po fokusohen gjithnjë e më shumë në video më të gjata, YouTube kohët e fundit është kthyer në video më të shkurtra. Së fundmi ata shtuan mjete për krijues dhe një furnizim të ngjashëm me TikTok në formatin e tyre të videos Shorts për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të gjejnë video dhe muzikë për të cilat mund të jenë të interesuar./tportal.hr

Përgatiti: Nuhi Shala