Elon Musk zbulon logon e re të Twitter-it

Elon Musk e ka zbuluar logon e re për Twitter, duke zgjedhur një “minimalist art deco (shkurt: Dekorativë e Arteve Franceze)” X si pjesë e një riemërtimi të platformës.

Pronari i Twitter tregoi se dizajni do të ndryshohet, duke postuar në Twitter se “ndoshta ndryshon më vonë, sigurisht që do të rafinohet”.

Shefi Ekzekutiv i Twitter, Linda Yaccarino, e konfirmoi zgjedhjen të hënën duke postuar në Twitter dizajnin dhe duke shkruar: “X është këtu! Të vazhdojmë tutje.”

Musk u kishte bërë thirrje 149 milionë ndjekësve të tij për ide dizajni dhe duket se kishte zgjedhur një logo të cilën e kishte vënë në shenjë të dielën përmes një videoje të të ngjitur në krye të burimit të tij në Twitter.

Logoja “X” ka qenë prej kohësh një obsesion i Musk dhe është emri i tij për një “aplikacion për gjithçka” që ai është zotuar ta lansojë në një moment – me Twitterin si mjetin e mundshëm.

Pak para se ta blinte Twitter-in në tetor të vitit të kaluar, Musk e përshkroi platformën e mediave sociale si “një përshpejtues për krijimin e X, aplikacioni gjithçka”.

Koncepti X është modeluar në WeChat, aplikacioni kinez që i lejon përdoruesit të kryejnë funksione të shumta nga mesazhet deri te porositja e një taksie dhe pagesa e faturave. /The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala