Miliarderi Elon Musk, Foto: TED, Video

Kompania e Elon Musk bën implant të çipit në trurin e njeriut

Miliarderi Elon Musk, ka bërë të ditur se kompania e tij  “Neuralink” e ka bërë me sukses implantimin e një prej çipave të trurit me valë për njeriun për herë të parë.

Rezultatet preliminare tregojnë zbulim premtues të sinjaleve nervore, njoftoi Musk në Platformën Sociale X.

Neuronet, siç përcaktohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, janë qeliza që përdorin sinjale elektrike dhe kimike për të transmetuar informacion brenda trurit dhe në të gjithë trupin.

Neuralink mori miratimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për provën e parë njerëzore në vitin 2023, një hap kyç në misionin e kompanisë për ta trajtuar paralizën dhe një sërë kushtesh neurologjike. Testi, i njohur si studimi PRIME, përfshin vendosjen kirurgjikale të një implanti të ndërfaqes tru-kompjuter (BCI) në rajonin e trurit që kontrollon qëllimin për të lëvizur.

Qëllimi është të fuqizohen individët që t’i kontrollojnë pajisjet kompjuterike vetëm me mendimet e tyre, duke i përdorur fijet “ultra fine” të implantit për të transmetuar sinjale.

Vlera e kompanisë “Neuralink” u vlerësua në 5 miliardë dollarë në qershor të vitit 2023./Reuters