Ilustrim

Të Hyrat dhe Shpenzimet Shkojnë ‘Fyt për Fyt’

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat e fundit të llogarive qeveritare

Sipas ASK-së, llogaritë qeveritare paraqesin të ardhurat dhe shpenzimet e Qeverisë së Kosovës në bazë të mbledhjes së të dhënave administrative dhe llogaritjes që bënë ky institucioni i statistikave.

Sipas këtyre të dhënave, të hyrat u rritën mbi 26 për qind, ku pjesa më e madhe prej tatimeve në produkte.

“Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2015 ishin 1,706.1 milion Euro, ku krahasuar me të hyrat e vitit të kaluar ka pasur një rritje prej 26.4% të të hyrave. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në publikimin e ASK-së

Shpenzime e përgjithshme qeveritare shkojnë më shumë për paga dhe mëditje e më pas në kategoritë tjera.

“Ndërkaq, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2015 ishte 1,612.3 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Pagat dhe Mëditjet me pjesëmarrje prej 31%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 24%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 19%; dhe konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 14%. Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.” Thuhet në publikimi

Raporti thotë se Shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme, në vitin 2014 ishin më të ulëta se në vitin e kaluar (vitin 2015), sa ishin 1,512.1 milionë euro.