Vokrri: Shtatorja e babait tim të shërbejë si inspirim për shumë gjenerata

Në pasditen e sotme është përuruar shtatorja e ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit.

Pranë stadiumit që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri” është zbuluar kjo shtatore.

Përurimi i shtatores së Vokrrit u bë në ditëlindjen e 61-të të legjendës së futbollit kosovarë.

Zbulimin e shtatores e kanë bërë kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i tifozëve Dardanët, Luli Berisha dhe djali i legjendës së Fadil Vokrrit, Gramozi.

Djali i Fadilit, Gramozi, është shprehur i emocionuar në zbulimin e shtatores së babait të tij, duke thënë se kjo shtatore e tij duhet të shërbej si inspirim për gjeneratat e reja.

“Përtej kësaj pune shumë të bukur, jam edhe unë pak i emocionuar por prapë le të shërbej kjo për të ardhmen tonë që për gjeneratat e reja të jetë një inspirim se me punë dhe me angazhim e vullnet mund të arrihet gjithçka. Ky stadium, kjo kombëtare është një realitet i padiskutueshëm që u krijua falë këtij mentaliteti”, u shpreh ai.

Albin Kurti: Shtatorja e Fadil Vokrrit shënon sfidat e sakrificat që sporti kosovar ka kaluar