VIDEO – Zhegrova i ‘trullos’ lojtarët e Lille në stërvitje

Edon Zhegrova këtë të diele e pati debutimin për skuadrën franceze Lille duke u inkuadruar për disa minuta ndaj PSG-së në kuadër të Ligës Franceze.

Sot gjatë ditës, Lille i ka kushtuar një video të veçantë futbollistit nga Kosova.

Në video e publikuar nga klubi shihet se si Zhegrova tregon aftësitë e tij përball bashkëlojtarëve gjatë një seance stërvitore.

Mbetët të shihet nëse Zhegrova këto aftësi në stërvitje do t’ii tregojë edhe në fushën e lojës.

Zhegrova po ashtu do të jetë pjesë e Lille në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjet e fazës eliminatore në Ligën e Kampionëve Lille do të përballet kundër Chelsea me 22 shkurt.