Ilustrim

Mbyllet afati kalimtar për futbollistë, këta futbollistë shqiptar ndërruan ekipet

Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve ka përfunduar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Shumë futbollistë të cilët nuk gjetën hapësirën e mjaftueshme te ekipet e tyre aktuale kanë ndryshuar destinacion.

Transferime ka pasur edhe nga futbollistët e Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë.

Edon Zhegrova që deri para këtij muaji ka luajtur për Baselin në Zvicër, tash karrierën do ta vazhdojë në Francë të skuadra e Lille.

Zhegrova do të jetë pjesë e ekipit francez deri në qershor të vitit 2026.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni është transferuar në Spanjë te Granada nga ekipi i Farencvaroshit.

Uzuni ka nënshkruar kontratë me Granaden deri në vitin 2025.

Vedat Muriqi që nuk gjeti hapësirë të mjaftueshme te Lazio, karrierën e tij do ta vazhdojë në Spanjë të Mallorca.

Muriç te Mallorca është transferuar në formë të huazimit deri në fund të sezonit. Ish-lojtari i Fenerbahçes ka shënuar dy gola dhe dy asistime për Lazio-n në 49 paraqitjet e tij.