Edon Zhegrova nënshkruan me kampionët e Francës

Futbollisti nga Kosova, Edon Zhegrova ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Francës në futboll, Fc Lille.

Është vetë klubi francez që përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur transferimin e Zhegrovës. Ai do të mbajë numrin 23 në fanelë.

Talenti kosovar karrierën e ka filluar në St.Truiden në Belgjikë, për t’u transferuar në vitin 2017 tek Fc Genk. Në vitin 2019 ai u transferua tek Baseli në Zvicër, si huazim ndërsa në vitin 2020 Baseli përfundimisht e bleu atë.

Zhegrova deri më tani ka 24 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës në futboll, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë një asist.