Aguero mund ta përfundojë karrierën më herët se sa është menduar

Futbollisti i Barcelonës, Sergio Aguero mund të tërhiqet nga futbolli për shkak të problemit të tij në zemër, i cili u zbulua në barazimin e Barcelonës me Alaves në Camp Nou raporton indianexpress.

Ai u detyrua të largohej në minutën e 42-të të takimit dhe u dërgua në spital për vlerësim kardiologjik të shtunën e kaluar.

Ai raportohet se vuan nga një aritmi kardiake e cila është serioze dhe e vendos në rrezik karrierën e tij.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe vetë klubi i Barcelonës.

“Aguero i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr. Brugada. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”, thuhej në njoftimin e Barcelonës.