Barcelona ia organizoj konferencën përshëndetëse nga futbolli Kun Aguros

Sulmuesi i njohur argjentinas, Kun Aguero pritet që nesër zyrtarisht të pensionohet nga futbollit aktiv pas problemeve që i janë shfaqur me zemër javëve të fundit.

Klubi spanjoll, Barcelona nesër do ta organizojë konferencë për media ku do të flasë edhe vet Aguero.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter është bërë e ditur se konferenca do të mbahet në ora 12:00.

Ai u detyrua të largohet gjatë një ndeshje që Barcelona po e zhvillonte në kuadër të Ligës Spanjolle dhe pastaj rezultoi se ish-sulmuesi i Manchester Cityt ka probleme me zemër.

Pas asaj ndeshje në bazë të konstatimeve të mjekëve, Aguero njoftoi se nuk mund të vazhdoi të luaj futboll.