Prishtina eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

Prishtina ka shënuar  fitore me rezultat 1-0, ndaj Dritës në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Ndeshjen e nisën më mirë vendasit duke e pasur rast të mirë për gol me Endrit Krasniqin në minutën e 22’, i cili dështoi të shënonte përballë portierit Leotrim Rexhepi.

Në pjesën e dytë nuk u panë shumë raste për gol duke bërë që loja të shkojë në vazhdime.

Golin e fitores e shënoi kapiteni i skuadrës Lorik Boshnjaku në minutën e 105’.

Drita mbeti pa dy lojtarë deri në fund të takimit, pasi Erjon Vucaj dhe Bardarosvski u ndëshkuan me karton të kuq.