Trajneri i Feronikelit thotë se e merituan fitoren ndaj Ballkanit

Feronikeli dhe Ballkani, kanë barazuar me rezultat 1-1, në kaudër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.

Feronikeli në këtë ndeshje mbeti me një lojtar më pak prej minutës së 64’, pasi Besmir Bojku u ndëshkua me karton të kuq.

Ballkani e barazoi rezultatin në fundin e ndeshjes.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka deklaruar se e kanë merituar fitoren ndaj suharakesaëve.

“Mendoj që i merituam tri pikët sot pasi kemi bërë një ndeshje të mirë në të gjitha aspektet. Përballë kishim një skuadër si Ballkani që me plotë meritë është lidere në Superligën e Kosovës, por mendoj se nga ajo që pamë sot e panë të gjithë që Feronikeli është skuadër e fortë“, ka thënë Duro në “ArtSport”.

Ai ka thënë se nuk e merituan që ta mbyllnin ndeshjen me 10 lojtarë.

“Mbi të gjitha më vjen keq për të gjithë çunat sepse dhanë gjithçka në fushë. Dalja e Bojkut e vështirësoi punën, nuk do të merrem kurrë me gjykimin e gjyqtarëve, por nuk merituam ta mbyllnim ndeshjen me dhjetë lojtarë”, shtoi Duro.

Feronikeli në xhiron e ardhshme luan si mysafir ndaj Drenicës.

Fund dramatik në ndeshjen Feronikeli – Ballkani