Duro pas barazimit ndaj Drenicës: Ishim të pafat

Feronikeli ka barazuar me rezultat 1-1, si mysafirë ndaj Drenicës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të.

Feronikeli ishte duke udhëhequr deri në fundin e ndeshjes, por ishin të pafat pasi Drenica shënoi në sekondat e fundit me golin e Kreshnik Ukës.

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka deklaruar se ishin të pafat në këtë ndeshje.

“Kemi bërë një super paraqitje siç i ka hije Feronikelit. Kemi bërë një super ndeshje në të gjitha aspektet. Më vjen shumë keq që kemi pësuar një gol të tillë në minutat e fundit të takimit. Por ky është fati ynë dhe nuk do të dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi edhe më shumë që të vijmë te rezultatet pozitive”, deklaroi Duro.

Pas këtij barazimi Feronikeli pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë.