Gjilani transferon mesfushorin e Feronikelit

Skuadra e Gjilanit ka filluar që ta përforcoj skuadrën për sezonin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, gjatë ditës së sotme ka prezantuar transferin e ri.

Mesfushori i njohur, Albert Dabiqaj iu është bashkuar ‘Skifterave’ nga skuadra e Feronikelit.

Dabiqaj konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në Kosovë në sezonet e fundit.