Feronikeli shkarkon Klodian Duron


Humbja nga Drita me rezultat 3-1, i ka kushtuar trajnerit të Feronikelit, Klodian Duro.

Feronikeli ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare se ka shkarkuar Duron për shkak të rezultateve të dobëta.

Pas kësaj humbje Feronikeli pozicionohet në vendin e shtatë me 35 pikë.

Vendin e Duros do ta zëjë Faruk Elshani.