Klodian Duro dënohet me 500 euro për sjellje josporitive

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Komisidoni disiplinor i shkallës së parë ka dënuar trajnerin e Feronikelit, Klodian Duron me 500 euro për sjellje jo sportive.

Duro është dënuar me 500 euro për sjellje jo sportive, pas ndeshjes Feronikeli – Drenica, e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligë.

“Klodian Duro, kryetrajner i KF “Feronikeli“ – Drenas me nr ID 022478M77, me procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për  sjellje josportive në ndeshjen Feronikeli – Drenica (xhiro 21) e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2;
Dënohet me të holla në shumë prej 500 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftimin e Komisionit disiplinor.