Fund dramatik në ndeshjen Feronikeli – Ballkani

Feronikeli dhe Ballkani, i kanën ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës.

Nikli kaloi në epërsi në minutën e 13’ me Adem Maliqin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në minutën e 64’, vendasit mbeten me një lojtar më pak, pasi Besmir Bojku u ndëshkua me karton të kuq.

Ballkani e gjeti golin e barazimit në sekondat e fundit të ndeshjes me Ermal Krasniqin.

Pas këtij barazimi Ballkani mbetet në vendin e parë me 26 pikë, katër pikë më shumë se Drita e cila i ka dy ndeshje më pak.

Kurse, Feronikeli mbetet në vendin e shtatë me 12 pikë.