Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Në Nyon duke filluar nga ora 11:20, sot do të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve. 16 skuadra të kualifikuara në këtë fazë, do të mësojnë kundërshtarët e tyre.

Klubet që në fazën e grupeve kanë qenë në të njëjtin grup, nuk mund të përballen mes vete.

E po ashtu edhe klubet që vijnë nga i njëjti shtet nuk mund të kenë përballen në këtë fazë.

Në etapën e grupeve në vendin e parë nëpër grupet respektive përfunduan: Ajax, Bayern Munich, Lille, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid.

Ndërsa në pozitat e dyta përfunduan: Atletico Madrid, Benfica, Chelsea, Inter, PSG, Salzburg, Sporting Lisbona dhe Villareal.